Lirohet Imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës Shefqet Krasniqi është marrë në pyetje nga prokurorë të prokurorisë speciale të Kosovës dhe më pas është lënë i lirë. Bashkë me të janë liruar dhe disa persona të tjerë. Ata u ndaluan mëngjesin e të enjtes pas kontrolleve te banesave te tyre. Mendohej se Imami mund të kishte informacion në lidhje me rekrutimin e besimtarëve mysliman, për t?i dërguar ata më pas në front në luftës në radhët e organizatës radikale ISIS. Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se hetimi do te vijoje. Në muajin gusht, Policia e Kosovës arrestoi më shumë se 40 persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkrah organizatave të shpallura terroriste. Krerët politikë në Prishtinë, përfshirë presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi, kanë mbështetur operacionet policore dhe kanë theksuar se nuk do të lejojnë që Kosova të shndërrohet në strehë të grupeve radikale.