Samiti, NATO diskuton krizat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet anëtare te NATO-s kane dale ne nje qëndrim te përbashkët rreth situatës ne lindje te Ukrainës, ne samitin me te rëndësishëm te kohëve te fundit qe mbahet ne Uells te Britanisë se Madhe. Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Rasmusen i kërkoi Rusisë te largoje trupat nga kufiri ukrainas dhe te kontribuoje ne një zgjidhje paqësore te situatës.?Ne mirëpresim përpjekjet per zgjidhje paqësore te krizës ne Ukraine, por ajo qe ka rendësi është situata ne terren. Per këtë arsye ne i bëjmë thirrje Rusisë qe te tërheqë trupat nga territori ukrainas. I kërkojmë te ndaloje furnizimin me arme te mbështetësve pro rus. Gjithashtu i kërkojmë Moskës zyrtare që të angazhohet në bisedime për një proces konstruktiv politik. Ky do të ishte një kontribut real për te gjetur rrugën dhe një zgjidhje paqësore për krizën ne Ukraine?.Ne axhenden e diskutimeve te samtit te Uellsit është dhe përhapja e radikaleve islamik qe rreshtohen përkrah ISIS ne Siri dhe Irak. Shqipëria, anëtare e NATO-s prej vitit 2008 merr pjese ne kete samit me përfaqësinë me te larte kryeministrin Edi Rama si dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtës Mimi Kodheli. Te gjithë krerët e shteteve janë angazhuar ne ore te gjata bisedimesh formale dhe jo formale, kryesisht me fokus shtimin e presionit ndaj Rusisë. Krerët e shteteve perëndimore, në nisje të samitit të NATO-s në Uells kritikuan Rusinë për ndikimin destabilizues në Ukrainë. Para nisjes së punimeve të samitit, presidenti i Ukrainës Poroshenko i raportoi presidentit amerikan Obama dhe liderëve të BE-së, për marrëveshjen e djeshme me homologun rus Putin për armëpushimin.