http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas replikave dhe akuzave ne distance per bllokimin e buxhetit te Tiranës, kryebashkiaku Lulzim Basha fton kryeministrin Edi Rama ne nje përballje publike. Duke deklaruar sfidën me kreun e qeverise, kryetari Basha u shpreh i gatshëm per te ballafaquar me fakte bllokimet qe sipas tij i jane bere projekteve madhore dhe investimeve te tjera.Kryetari i Bashkisë se Tiranes Lulzim Basha i është rikthyer zone se Laprakes per inaugurimin e nje tjetër objekti arsimor. Pasi ka vizituar ambientet e reja te kopshtit te rindërtuar 14, kryetari Basha deklaroi se ky investim por, jo vetëm, i jep fund diskriminimit qe sipas tij ish- kryebashkiaku Edi Rama i ka bere zones Laprakes per 11 vite me radhe. Ende nuk ka nje reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet ne samitin e NATo-s ne Wells te Britanisë se Madhe. Megjithatë, ftesat per debat publik bëhen shpesh nga kundërshtarët politike para kamerave, por asnjëherë nuk kane dhënë rezultat me nje përballje te vërtete.