“Ripunohen” dy shtatoret e Nënë Terezës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendi ku po qëndron prej 6 ditesh monumenti i Nene Terezes, i cili ndodhet prej vitit 2003 ne krah te Universitetit Politeknik. Vepra e Thoma Thomait i është nënshtruar restaurimit ne studiot e skulptoreve e jashtë këtyre ambienteve, ne oborrin e qendrës, ndodhet edhe vepra tjetër ajo e Luan Mulliqit e cila u hoq nga aeroporti Nene Tereza. Per ministren Mirela Kumbaro te dyja veprat po i nënshtrohen ndërhyrjes, por teksa destinacioni i Nene Terezës se Universitetit dihet, ajo qe ndodhej ne Rinas nuk ka ende nje vend te përcaktuar. Nga ana tjetër, Agim Rada drejtori i qendrës se riprodhimit te veprave te artit shprehet se gjendja teknike e Nene Terezës se Rinasit nuk eshte aspak e mire. Ai deklaron se vepra qe u krijua ne vitin 2007 eshte realizuar ne mënyre amatoreske. Rokada e ?Nene Terezave? erdhi pas nje vendimi te qeverise si pjese e te gjitha ndërhyrjeve qe po bëhen per vizitën e Papa Françeskut. Ne 10 shtator vepra e Nene Terezës se Thoma Thomait do te vendoset ne Rinas, e nga kjo date jo vetëm ne Tirana, por edhe ne qytetet e tjera te vendit do te vendoset dekori dhe nisin aktivitetet qe paraprijnë vizitën historike te Atit te Shenjte.

Free Traffic Exchange