http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne komision ka raportuar edhe inspektorja e përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2006-2010, Teuta Baleta. Edhe pse kjo e fundit nuk ka lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, kryetari i komisionit Erjon Braçe tha se është thirrur në cilësinë e ekspertes. Ish-inspektorja e përgjithshme e Bankës se Shqipërisë, Teuta Baleta është shprehur përpara Kuvendit te Shqipërisë se gjate periudhës qe ka ushtuar detyrën e saj është penguar te beje auditim te plote nga drejtuesit e Bankës Qendrore. Ne nje raportim përpara Komisionit te Ekonomisë, Baleta tha se nuk ka patur staf te mjaftueshëm per te bere kontrollin ne banke, ndërkohe qe rregulloret e nxjerra nga zinxhiri drejtues i saj ishin te tilla qe bënin te pamundur ne disa raste kontrollin dhe auditimin.