Tiranë, 41-vjeçari: Në burg, i “ha” hundën gruas - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 77

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm e ka dhunuar bashkëshorten por, e ka dëmtuar ate fizikisht duke i kafshuar hundën. Historia e pazakonte ka ndodhur ne kryeqytet mëngjesin e 30 korrikut , ndërsa sot 41-vjecari Shkelqim Hysa ka dale para gjykatës, si i akuzuar për dy vepra te renda penale per te cilat mund te rrezikoje dënimin deri ne 10 vite burg, te dhunës ne familje dhe te plagosjes se rende. Gjate vlerësimit te masës se sigurisë prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i kërkoi gjyqtares Antonela Prendi izolimin e te pandehurit ne masën ?arrest ne burg? deri ne përfundim te gjykimit, duke e konsideruar veprimin e tij teper te rrezikshëm dhe qe mund te përsëritet. Prokurori ka theksuar se ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale edhe pjesën e hundës se dëmtuar , te cilës madje i është kryer edhe ekspertiza mjeko ligjore. Por. çka pretenduar vete i akuzuari ne seance per veprimin e kryer? . Sipas tij gjithçka kishte ardhur pas nje tradhtie te bashkëshortes ne kohen kur ai kishte qene emigrant ne Greqi, gje qe ishte bere shkak edhe per arrestimin e te birit. Hysa ka theksuar se pas kësaj ngjarje ata kishin ardhur per te jetuar ne kryeqytet, por marrëdhënia nuk kishte funksionuar derisa mëngjesin e 30 korrikut grindja e cistiti kishte përfunduar ne veprimet e dhunshme. Pretendimi i i avokates, Vjollca Pustina se jo vetëm i pandehuri ishte fajtor per atë qe kishte ndodhur n nuk e bindi gjykatën te jepte nje mase me te lehte sigurie. Kjo është nje nga qindra rastet qe e dhunës ne familje qe po shqyrtohet ne Gjykatën e Tiranës, vetëm gjate veres kjo gjykate ka dhen rreth 180 urdhra mbrojtje per persona qe pretendojnë se dhunohen nga prestaret e familjes .