Bozdo: Qeveria rriti çmimin e energjisë për të paguar CEZ-in - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te dytën dite radhazi Partia Demokratike denoncon rritejn e paralajmëruar te cmimit te energjisë. Sipas Enno Bozdos, shqiptaret duhet te paguajnë faturën qe qeveria i detyrohet CEZ-it pas marrëveshjes se arritur. Nuk do të kishte rritje te çmimit të energjisë në qoftë se CEZ-it nuk do t`i ishin falur 500 milionë euro fatura të papaguara shtetit shqiptar. Nuk do të kishte rritje të çmimit të energjisë nëse qeveria shqiptare, të mos kishte rënë dakord të paguante edhe 95 milionë euro të tjera, për të blerë një kompani që ekspertët ndërkombëtare e vlerësuan me vlerë negative në treg. Nuk do të kishte rritje të çmimit të energjisë sikur qeveria rilindëse, në një rast unikal botëror ?bujarie?, të mos kishte hequr dorë nga dëmshpërblimi i 3 miliardë dollar për dëmet që CEZ-i i shkaktoi Shqipërisë. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet të bihen dakord me këtë rritje çmimi, sepse qeveria i ka të gjitha instrumentet në dorë për ta shmangur atë. Shqiptarët kanë paguar më parë, në mënyrë që çmimi i energjisë të mos rritet. Afro 600 milionë euro që iu falën me bujari CEZ, do të mjaftonin që çmimi energjisë të mos rritej ndoshta edhe për 10 vitet në vazhdim, sepse kjo shumë, kontribut i të gjithë shqiptarëve, do të investohej në SEL. Por qeveria zgjodhi të paguante CEZ, dhe të rriste çmimin për shqiptarët. Sipas Bozdos paaftësia e qeverise per te luftuar vjedhjen e energjisë do te rendoje xhepat e konsumatorëve pasi tani do duhet te paguajnë ligjërisht me shume per çmimin e energjisë elektrike.