Dieta arrihet me regjim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korrektësia në oraret e dietës është më e rëndësishme se dieta vetë. Konkluzioni është rezultat i një kërkimi nga një grup studiuesish kanadez i cili është botuar në gazetën amerikane të shoqatës mjekësore. Ata kanë analizuar rezultatet e mbi 7 mijë të rinjve mbi peshë për një periudhë gjashtë dhe 12 mujore. Të rinjtë përdorni 48 lloje dietash të cilat rekomandoheshin nga mjekët. Studiuesit kanadez arritën në përfundim personat që kishin mbajtur në mënyrë strike dietën për gjashtë muaj, kishin humbur të njëjtën peshë sa të rinjtë që kishin mbajtur dietën në mënyrë të rregull për një periudhë 12 mujore. Të dy grupet e të rinjve humbën gjithsej 7.3 kg.