http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy gratë e moshuara nga Durrësi dyshohet se humben jetën nga grabitësit për vetëm 200 mijë lekë. Një ditë pas vrasjes makabër të Elsa dhe Gjinovefa Vavës, policia ka arritur të japë detajet e para të këtij krimi.Provat e zbuluara nga grupi hetimor tregojnë se personat pasi kanë hyrë në banesë kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarave dhe pasi i kanë torturuar ato deri në vdekje u kanë marrë shumën e lekëve.Për momentit është kjo pista kryesore ku po përqendrohet puna e policisë për zbardhjen e krimit dhe gjetjen e autorëve që dyshohet se kanë qenë dy. Dy kunatat, 70 dhe 75 vjeçare u gjetën të masakruara mëngjesin e së martës në banesën nga djali i njërës prej tyre, Elsës mëngjesin e të martës, i cili banonte pak metra larg. Porta dhe dyert e hapura në atë orë e kanë çuar atë në dhomën ku nëna dhe halla e tij ishin masakruar të lidhura këmbë e duar dhe të mbuluara në kokë me qese plasmani. Për këtë vrasje të dyfishtë policia e Durrësit ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 28 të dyshuar, të gjithë me precedentë penal, ndërsa çështja po ndiqet nga ekspertët dhe prokurori i rrethit. Nuk përjashtohet mundësia qe krimi horror te ketë lidhje edhe me pronat qe zotëronin dy viktimat.