“Honoris Causa” presidentit te Çalik Holding - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo vetëm i biznesmen i suksesshëm, human por tashme edhe me nje titull nderi nga Shqipëria, vendi ku zhvillon sipërmarrjen e tij prej vitesh. Ahmet Çalik, presidenti i grupit Çalik Holding vlerësohet nga universiteti i Tiranës me titullin ?doktor Honoris causa? . Zoti Calik me kombësi turke, por me shtetësi shqiptare u vlerësua per kontributin e veçante ne zhvillimin e ekonomisë sonë dhe mbështetje te vazhdueshme te arsimit dhe universiteteve ne veçanti. Ne prani te senatit te universitetit te Tiranës, përfaqësuesve te qeverise dhe drejtues te kompanive turke, biznesmeni Ahmet Çalik vlerësoi nismën e universitetit ndërsa shprehu angazhimin e tij per vazhduar investimet ne Shqipëri por, dhe mbështetjen per arsimin. Ahmet Calik është nje nga investitorët me te mëdhenj ne Shqipëri dhe Kosove. Grupi Calik zotëron 76% te aksioneve te kompanisë Albtelekom dhe 100% Bankën Tregtare Kombëtare. Ne bizneset e grupit Calik ne Shqipëri janë te punësuar rreth 2 mije persona