Fushatë informimi në Durrës për ligjin e ri antiduhan - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve te reja ligjore kundër duhanit do të synohet që në asnjë ambient publik e privat ky produkt të mos konsumohet më. Por, për një zbatueshmëri të plotë të tij kërkohet një njohje më e mirë dhe informim të qytetarëve për efektet e ligjit. E nisur në disa qytete të vendit inspektorët e shëndetit publik kanë vijuar edhe në Durrës fushatën e informimit dhe sensibilizimit. Deri tani grupet e inspektorëve kanë kontaktuar në mbi 700 institucione të ndryshme publike apo subjekte private bare e restorante në qytet, për t?i njohur ata më mirë me fuqinë që ka ligji i ri. Ndryshimet e reja të këtij ligji parashikojnë gjobë jo vetëm për pronarët e lokaleve apo administratorët e institucioneve por edhe për vetë duhanpirësat. Ligji antiduhan i miratuar që prej vitit 2006 nuk ka arritur të gjej zbatim gjatë gjithë këtyre viteve. Ndërkohë që me ndryshimet e reja pritet të ketë sukses.

Free Traffic Exchange