Rama prezanton programim “Rilindja e qyteteve” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Programi ?Rilindja e qyteteve? do t?i japë një zhvillim të ri Elbasanit. Pikërisht nga ky qytet kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektet e rëndësishme që do ta zhvillojnë atë. Sipas Rames, këto investime marrin rendësi te veçante pas reformës territoriale.?Ne kemi filluar nga qendrat urbane, të cilat janë lënë në harresëpër shumë vite. Elbasani ka vuajtur për investime në infrastrukture. Jemi zotuar këtu dhe në shumë qendra urbane. Në Elbasan jemi zotuar se do bëjmë në Elbasan sa nuk është bërë në 20 vjet bashkë. Ne do investojmë përsëri në Elbasan. Sot vetëm krijimi i qendrës së gravitetit që do shkojë deri në rrugicën e fundit të qytetit.Duke parë nga afër punimet në disa rrugë të qytetit dhe ato në stadiumin Arena kryeministri ka vlerësuar cilësinë dhe standardet e tyre.?Stadiumi, nuk bëhet fjalë vetëm për ndeshje por dhe zhvillim ekonomik. Investimet shtrihen përtej bashkisë së sotme të Elbasanit. Kemi kaluar në një fazë ku investimet po bëhen me standarde dhe po insistojmë të jenë me standarde. Janë 8 kantiere në Elbasan dhe kryetari i bashkisë premton se do mbyllen brenda këtij viti. Kemi hapur një rrugë të mbarë për të rilindur qytetin e Elbasanin?.?Elbasan Arena? i cili së shpejti do të kthehet në një stadium më 11 tetor skuadrën e huaj të parë atë të Danimarkës dhe për kryeministrin kjo do të bëjë të mundur që ekonomia e qytetit të përfitojë nga ky qendërzim i Elbasanit.

Free Traffic Exchange