FMN në Bankën e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjedhja e 713 milion lekëve në Bankën e Shqipërisë ka mbajtur në një takim të gjatë prej më se dy orësh shefin e misionit të FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilahi me bordin drejtues të bankës dhe guvernatorin Ardian Fullani. Mësohet se shefi i FMN-së ka kërkuar të dijë me detaje variantin e Bankës Qendrore për mënyrën se si ka ndodhur vjedhja, dhe është njohur me rregulloret dhe mënyrën se si banka monitoron sistemin e saj të brendshëm. Vetë Nadeem Ilahi pas takimit që pati me guvernatorin dhe bordin e bankës nuk ka pranuar të japë detaje, por ka pohuar se një nga çështjet më të rëndësishme te diskutuara ka qene pikerisht vjedhja. Në takimin që fondi pati me Këshillin Drejtues dhe Guvernatorin e bankës ka munguar një nga zërat e vetëm kritikë të këtij këshilli për mënyrën se si ka funksionuar bordi dhe drejtimi i bankës së shtetit, Ermelinda Meksi. Burime për Vizion Plus konfirmojnë se znj.Meksi do të ketë një takim të me FMN-në një ditë tjetër. Mësohet se në datën 8 shtator shefi i misionit të FMN-së Nadeem Ilahi do të japë një konferencë të përbashkët me ministrin e financave dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Më pas FMN do të publikojë edhe një raport për Shqipërinë, ku përveç çështjeve të stabilitetit fiskal, do të ketë edhe sugjerime për forcimin e rregullave në Bankën Qendrore.