Bushati: ISIS edhe në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati lufta kundër terrorizmit kërkon masa ekonomike sociale përtej masave ndaluese. Gjate nje konference te përbashkët për shtyp me homologun kanadez John Baird, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndersa pranoi se qytetare shqiptare janë rekrutuar per te luftuar per shtetin islamik, deklaroi se rajoni i Ballkanit favorizon kete fenomen për shkak te terrenit social ekonomik. ?Shqipëria nuk e ka mohuar qe ne zona te caktuara jane rekrutuar qytetare per ISIS. Ne po bashkëpunojmë me autoritetet ndërkombëtare dhe ne rajon per ta luftuar dhe izoluar kete fenomen. Rekrutimet ndodhin edhe ne vende te zhvilluara por ne rajonin e Ballkanit ato jane me te favorizuara per shkak te terrenit social ekonomik dhe prandaj paralelisht me masat ndaluese duhen edhe masa social-ekonomike.?Ndërkohe qe Ministri i Jashtëm i Kanadasë ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë ne luftën kundër terrorizmit, u ndal tek kriza ne Ukraine.Ne kete vizite te pare ne Tirane, Ministri i Jashtëm i Kanadasë takoi edhe presidentin nishani, kryetarin e kuvendit meta dhe kryeministrin Rama me te cilet diskutoi rëndësia e forcimit të partneritetit në fushën e sigurisë midis dy vendeve dhe në kuadër të aleancës euroatlantike, për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që kërcënohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi.