http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne policie e shtetit kane ndodhur ndryshime ne poste ndërkohe, qe priten edhe shkarkime. Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri po zhvillon nje mbledhje me strukturat e larta te policise kur pritet te kete emërime te reja. Sokol Bizhga nga Zv/drejtori i Përgjithshëm do te emërohet Drejtor i Studimeve Strategjike. Vendin e Bizhges do ta zere Haki Çako, i cili ka qene Drejtor i Policise Gjirokastër. Bilbil Mema zyrtarizohet si Drejtor i Akademisë Policore. Ndryshimet ne poste kane prekur edhe policine ne qarqe, keshtu Drejtor i Policise ne Gjirokastër do te emërohet Kastriot Skenderaj, kurse Alban Cela Drejtor i Qarkut Kukës. Vala e ndryshimeve ka prekur edhe Drejtorine e Policise ne Durrës, ku drejtuesi i saj Perlat Cullahaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Policisë Vlorë.