FMN-ja interesohet për “Bankën” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse gjate javës qe shkoi Fondi Monetar Ndërkombëtar planifikoi te zhvillonte nje takim me Këshillin Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë, kjo mbledhje është shtyre per ditën e marte ne orën 11.30. Mësohet se FMN ka parapëlqyer qe te vendose ne fillim te agjendës se saj takimin me përfaqësues te komisionit parlamentar te ekonomisë. Burime për Vizion Plus thonë se shefi i këtij misioni per Shqipërinë, Nadeem Ilahi ka bere këtë të hënë dy takime, nje me kryetarin e komisionit te ekonomisë Erjon Braçe dhe nje tjeter me nënkryetarin, Ridvan Bode. Ne qendër te diskutimeve nuk ka qene vetëm marrëveshja qe FMN ka me qeverinë shqiptare por, edhe ngjarja e rende e vjedhjes se 713 milion lekeve qe ka ndodhur ne Bankën e Shqipërisë. FMN ka marre opinionet përkatëse te dy drejtuesve te komisionit dhe nesër do te vijoje takimin edhe me anëtare te bordit te bankës si dhe me guverantorin Fullani. Fondi ka qene nje nga kritiket e pare te Bankës Qendore qe ka kërkuar auditim me te sakte dhe me standarde bashkëkohore, por edhe rotacion te firmës qe bën auditin e bankes, pasi per kate vite rresht ishte e njëjta.