Nikolla: U mbyllën universitetet private, sistemim në shtet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse vite me pare nuk kane arritur te fitojnë qofte edhe një dege ne universitetet publike, këtë e realizojnë sot përmes shkollave te larta private, tashme te mbyllura. Pas heqjes se licencës se 18 universiteteve jopublike, 6 mije te rinjtë qe studionin ne keto institucione, do te vijojnë studimet ne shkollat e larta publike. Pas marrëveshjes me tre universitetet kryesore ne vend, te Tiranës, te Mjekësisë dhe universitetit Politeknik, ministria e arsimit Lindita Nikolla deklaroi mundësinë qe u jepet këtyre te rinjve per t?i transferuar studimet ne publik. Edne nuk dihen kriteret e përzgjedhjes se studenteve dhe fakultetet qe do te përcaktohen per ta ne varesi te listës se notave dhe universitetit privat qe kane ndjekur. Megjithatë, është e sigurt, këta te rinj jo vetëm nuk do te mbeten pa shkolle te larte, por tashme do te kene te marrin te njëjtën diplome me ata studente qe i jane nënshtruar procesit merite-preference. E pyetur ne lidhje me disa universitete te mbyllur qe refuzojnë t?u japin studenteve listen e notave, ministria Nikolla i?u beri apel institucioneve te mos krijojnë pengesa, ne te kundërt do te kete sanksione ndaj tyre. Studentet qe kane tërhequr dosjet nga universitete e mbyllura duhet te presin deri ne udhëzimet e radhës. Ndërsa ato institucione qe nuk pranojnë te lëshojnë dokumentacionin, kane afat per te dorëzuar dosjet e studenteve ne ministri deri ne 10 shtator. Pas sistemimit edhe te 6 mije studenteve te universiteteve te mbyllura, viti i ri akademik do te nise ne 20 tetor.