PD-ja vendos: Bojkoti i parlamentit vazhdon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e pare e grupit te deputeteve demokrate per kete sesion ashtu siç pritej ka konfirmuar vazhdimin e bojkotit te opozites ndaj parlamentit. Kryetari i PD Lulzim Basha ne fjalimin e tij para deputeteve dhe aleateve Mediu e Shehi ka argumentuar se mungesa e opozitës ne parlament vjen si pasoje e sjelljes se kryeministrit Rama përgjatë gjithe vitit te pare te qeverisjes e veçanërisht pas heshtjes qe shoqëroi denoncimet e PD ndaj te kaluarës kriminale te deputetit socialist, Arben Ndoka. Vendimi i PD-së mbetet në fuqi. Nuk shkojmë më një Kuvend ku opozita nuk dëgjohet por goditet. Nuk është Kuvendi arena ku Edi Rama nxjerr mllefet. Nuk është Kuvendi vendi për të larë hesapet. Dhe meqenëse PD do te mungoje ne parlament, rruga për te kundërshtuar ligjet e qeverise rama duket se do te jete gjykata kushtetuese; ku Basha lajmëroi se do te çohen te 5 ligjet qe kreu i shtetit refuzoi te dekretoje. Ne do i ankimojmë një për një në Gjykatën Kushtetuese këto ligje dhe akte duke filluar me hartën e re territoriale. Kemi marrë masat edhe po vëmë në lëvizje referendumet vendore. Bojkoti i opozitës ndaj parlamentit nisi ne 10 korrik pas konfliktit mes deputeteve socialiste dhe demokratit Gent Strazimiri por, deri me tani ende nuk ka nje vendim se deri kur do te zgjasë largimi i demokrateve nga salla e kuvendit.

Free Traffic Exchange