http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duket si kantier ndërtimi por, është qyteti i Korces. Ne çdo rruge dhe shesh i qytetit juglindor po punohet per rindërtimin e tyre. Rreth 20 milion dollarë, janë investuar ne Korçe per rikonstruksionin e sheshit kryesor, parkut te madh te qytetit dhe përmirësimin e rrjetit nëntokësor te kanalizimeve. Kryebashkiaku, Sotiraq Filo tregon per Vizion Plus se këto projekte pritet te përfundojnë brenda ketij viti. Për urbanistet rikonceptimi i shesheve ne Korçe është i nevojshëm pasi do te ndihmoje ne funksionimin me te mire te tre hyrjeve te qytetit, veçanërisht asaj qe lidhet me Tiranën. Fondi 20 milion dollarësh qe pritete t?i ndryshoje pamjen qytetit juglindor, është siguruar nga financimi i qeverise shqiptare, Bashkimi Europian dhe nga te ardhurat e vete bashkisë.