PDK: Synon marrëveshje për Kuvendin e qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike e Kosovës do ta shfrytëzojë javën e parë të shtatorit për të negociuar me subjektet e tjera politike. Burime nga PDK janë shprehur se partia e Thaçit synon krijimin e shumicës parlamentare në mënyrë që të arrijë të zgjedhë kryetarin e Kuvendit e mandej edhe të krijojë qeverinë. Sipas këtyre burimeve, PDK do të kërkojë që ta formojë kabinetin e ri pa përfshirë deputetët e Listës Serbe. Në këtë mënyrë, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me paligjshmërinë sipas saj, të zgjedhjes së Isa Mustafës kryeparlamentar, për të përshpejtuar ngritjen e institucioneve të reja, Kuvendi pritet të nisë punimet vetëm javën e ardhshme. Ditët e fundit, PDK ka shtuar përpjekjet për një aleancë të mundshme me LDK-në, për një qeveri me bazë të gjerë. Megjithatë, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shprehur se tashmë mund të negociojnë me PDK-në vetëm si koalicion, së bashku me AAK-në dhe Nismën.

Free Traffic Exchange