Spitali i Kukësit pa ujë, furnizim 1 herë në 24 orë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pacientet ne spitalin e Kukësit përveç problemeve te tyre shëndetësore tashme përballen dhe me nje tjetër problem serioz, mungesën e ujit te pijshëm. Gjatë gjithë stinës se verës uji në këtë institucion shëndetësor mungon, duke e bërë të vështirë përballimin e situatës ,pasi dhe fluksi i pacientëve ka qenë i lartë si rrjedhojë e virozave të stinës. Kjo situate përsëritet çdo vit ne këtë stine. Dhe pse drejtuesit e spitalit kane vene ne dijeni institucioneve shtetërore, zgjidhja nuk është gjetur. Spitali është përpjekur te marr vete masa duke vendosur një sistem depozitash, por furnizimi i tyre me ujë bëhet vetëm një herë në ditë, dhe është i pamjaftueshëm.