Corriere Della Sera: Skandali me diplomat në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të marrësh një diplomë në mjekësi brenda dhjetë ditëve. Çudi ose jo, shkruan e përditshme italiane ?Corriere Della Sera?, kjo ka ndodhur nga një student italian në një universitet privat shqiptar. Gazeta italiane thekson se bëhet fjalë për studentin me inicialet V.N nga Peskara, që u paraqit më 6 mars të vitit 2012 në ambasadën italiane në tiranë. Ai mbante ne dore një diplomë të lëshuar nga i njëjti universitet ku u ?diplomua? dhe Renzo Bossi. Diploma ishte lëshuar me 20 korrik 2011. 42-vjeçari kërkonte njohjen e diplomës edhe në Itali. Studenti pretendonte se kishte jetuar pesë vjet në Tiranë, por nuk ishte regjistruar në gjendjen civile italiane si banues jashtë vendit. Kjo, shkruan ?Corriere Della Sera?, është e detyrueshme për ata që jetojnë të paktën 12 muaj jashtë Italisë. Pas dyshimeve të lindura ambasada ka kërkuar nga policia shqiptare informacion rreth prezencës se shtetasit italianit në Shqipëri. Nga verifikimi rezultoi që 42-vjecari kishte qëndruar vetëm 10 ditë në tiranë: ne fillim kur është regjistruar në vitin 2006 dhe disa dite kur është diplomuar në vitin 2012. Nga ana tjetër universiteti për stomatologji kërkon pesë vjet studime me të paktën tre ditë në javë prezencë. Nga përllogaritja e ministrisë shqiptare së arsimit në vitet e fundit të paktën 900 studentë të huaj kanë marrë diplomë në universitetet private , ndonëse ato nuk dinë asnjë fjalë shqip. Ndaj mbetet për t?u verifikuar dhe vlefshmëria e tyre. Megjithatë, shkruan e përditshme italiane, nëse ambasada italiane në tiranë nuk do të kishte bërë kontrollin e nevojshëm, sot në Peskara do të kishte një dentist me diplomë, te marre brenda dhjete ditësh.

Free Traffic Exchange