http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nesër ne orën 5 pasdite nis punimet sesioni i trete i Kuvendit. Ne rendin e dites te kësaj seance te pare pas pushimeve jane vetëm 7 dekretet e presidentit te republikës bujar nishani. 5 dekretet e kreut te shtetit per kthimin mbrapsht te ligjeve pritet te rrezohen ne seancen e se hënës, pasi maxhoranca e ka bere te qarte se gjykimi i presidentit për keto drafte është politik dhe jo ne përputhje me Kushtetutën. Meqenëse Kushtetuta parashikon se dekretet rrezohen me shumice te thjeshte, seanca nuk paraqet asnjë sfide per shumicën; pasi i mjaftojnë 71 deputete per te rrezuar presidentin e për t?i hapur rruge hyrjes ne fuqi te ndarjes se re administrative, ligjit per KLD, ligjit per policinë e shtetit dhe ligjeve te tjera. Po nesër seance do te miratoje edhe dekretet e kreut te shtetit per shkarkimin e Ilirjan Celibashit dhe emërimin e Ermonela Felajt ne postin e Ministres per Marrëdhënien me Parlamentin. Kjo seance e pare e parlamentit pritet te nise pa deputetet e Partisë Demokratike te cilët duket se do te vazhdojnë bojkotin ndaj Kuvendit, por vendimi përfundimtar pritet te zyrtarizohet nesër ne mesdite ne mbledhjen e grupit parlamentar.