http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertet e antiterrorit janë duke marre intensivisht ne pyetje 24-vejçarin nga Kosova, i cili nje dite me pare u arrestua ne Rinas ndërsa, tentoi te udhëtonte drejt Turqisë me destiancion final Sirinë. Burime te brendshme tregojnë se dyshimi per Mentor Fejzullahun nisi kur dha deklarime jo shume te qarta per motivet e ketij udhëtimi. Kontrolloret e Rinasit pasi kane dyshuar kane kërkuar ndërhyrjen e antiterrotir. Me pas kane qene autoritetet kosovare qe kane konfirmuar se per këtë shtetas ekziston nje urdhër arresti pasi ai dyshohet se prej nje kohe te gjate dërgonte besimtare myslimane drejt luftës se Sirisë per t?iu bashkuar grupit terrorist ISIS. Një tjetër element qe po hetohet jane destinacionet e mëparshme drejt Arabisë te të njëjtit shtetas,. Ndërkohë konfirmohet jo zyrtarisht se ne celularin e Fejzullahut janë gjetur materiale video komprometuese. Ndërkohë, mediat italiane kanë konfirmuar se 3 xhihadiste te tejre nga Kosova kane arritur te udhëtojnë ne Itali madje me viza të rregullta për të udhëtuar më pas drejt Sirisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane Tgcom, e cila ka zbardhur nje skeme korruptive ku përmendet biri i Ibraim Rugobes, Uk Rugova dhe ish-konsulli i ambasadës italiane në Prishtinë. Sipas medias italiane mësohet se mes Kosovës dhe Italisë është krijuar një skemë korruptive që pajiste me viza shtetas kosovarë kundrejt një pagese prej 3500 eurosh. Sipas informacioneve te policisë italiane, hetimi nisi pasi një prej personave që kishte kaluar nga territori italian rezultoi të ishte xhihadist. Ky i fundit kishte hedhur veten në erë në një atentat terrorist në Irak. Fati i dy personave të tjerë shkruajnë mediat ende nuk dihet. Ndërkohë, emri i deputetit kosovar Uk Rugova, doli pasi ky i fundit ishte arrestuar më 5 shkurt nga EULEX-i si i dyshuar për shitje vizash nga ambasada e Italisë. Përveç tij misioni i be-se ndaloi dhe 7 persona të tjerë të dyshuar për shit-blerje vizash në bashkëpunim me zyrtar të ambasadës italiane në Prishtinë.