http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë ata njerëz qe kane ndërtuar ne mënyre te paligjshme do te procedohen penalisht. Me kalimin e inspektoratit ndërtimor urbanistik ne strukturën e Ministrisë se Brendshme, strukturat e policisë se shtetit po vijojnë intensivisht ne te gjithë vendin kontrollin per ndërtimet pa leje. Vetëm gjate ditës se djeshme strukturat policore kane evidentuar 76 ndërtime pa leje ne te gjithë territorin .Vetem gjate diteve te fundit janë evidentuar 231 ndërtime pa leje per te cilat janë proceduar penalisht 232 persona. Masat e marra nga policia per kontrollin e plote te territorit mbi krimin mjedisor te ndërtimeve pa leje do te vijojnë edhe ne ditët ne vazhdim.