Banka ndryshon rregullat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky vendim i datës 31 korrik të këtij viti ndryshon mënyrën sesi funksionon bordi drejtues i bankës dhe i jep të drejtë 5 anëtarëve të tij që të formojnë një komitet auditi, i cili do të vlerësojë mënyrën se si ka funksionuar kontrolli i brendshëm në bankë, sa janë zbatuar ligjet dhe rregulloret, por gjithashtu komiteti do të ketë akses edhe në monitorimin e punës se bërë nga audituesi i brendshëm dhe i jashtëm në bankë. Pesë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës mblidhen në cilësinë e Komitetit të Auditit. Komiteti ndihmon Këshillin Mbikëqyrës për integritetin e raportimit financiar; mbarëvajtjen e përgjithshme të sistemit të kontrolleve të brendshme; vlerësimin e efektivitetit të sistemit për monitorimin e përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret; dhe mbarëvajtjen e funksioneve të audituesit të jashtëm dhe kontrollit të brendshëm.Me masat e marra pas vjedhjes së bërë në bankë, këshilli drejtues i saj i jep të drejtë këtij komiteti që të paktën një herë në vit të zhvillojë takime me audituesin e jashtëm. ndërkohë që inspektori i përgjithshëm dhe audituesi i jashtëm mund të kërkojnë mbledhje të jashtëzakonshme të komitetit nëse konsiderohet e nevojshme. Por, në fakt të drejtën e auditimit në bankë ligji organik për bankën e Shqipërisë ia njeh inspektorit të përgjithshëm, dhe në rastin e çertefikimit të bilanceve të bankës, kjo e drejtë i njihet firmës që bën auditin e jashtëm. këshilli mbikëqyrës ka kompetencë të miratojë statutin dhe rregulloret e brendshme të Bankës së Shqipërisë, por jo ato të cilat përcaktojnë kompetencat e tij. kompetencat e këshillit janë të përcaktuara në ligjin për bankën.