Merkel: Ballkani drejt BE-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferenca e vendeve te Ballkanit perëndimor përçoi mesazhin e qarte se rajoni ynë nje dite do te jete pjese e Bashkimit Europian. Ne daljen e përbashkët para medias te kancelares se Gjermanisë Angela Merkel, kreu te Komisionit Europian Barroso dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama si përfaqësues i 8 vendeve te Ballkanit Perëndimor u theksua se pavarësisht ritmit te procesit apo kohës qe do te kërkojë integrimi.Te tre liderët theksuan rendësine qe ka rajoni ynë per Bashkimin Europian, veçanërisht sot kur mbushen 100 vjet nga Lufta e Pare Botërore, e cila nisi pikërisht ne Ballkan, e kur 2014 është i pari vit pa konflikte te armatosura mes vendeve te Ballkanit Perëndimor. Ky moment i ri per rajonin është ilustruar nga kryeministri Rama edhe me faktin se ne 22 tetor ai do te vizitoje Beogradin per nje marrëdhënie te re mes dy vendeve. Ndërkaq pjese e konferencës u be edhe ceshtja e përgjimeve, per te cilën kryeministri shqiptar përsëriti se nuk përben problem ne marrëdhëniet mes dy vendeve. Konferenca e Ballkanit Perëndimor mblodhi ne Berlin kryeministrat e 8 vendeve te Ballkanit perëndimor duke hapur kështu rrugën e nje marrëdhënieje te re me Bashkimin Europian.