Brace: Nuk e takoj Fullanin, zbatoj ligjin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë përgjigjet para Kuvendit. Nuk është komisioni i ekonomisë që varet nga Banka e Shqipërisë, por është Banka e Shqipërisë që duhet të përgjigjet në komision?. Kështu i është përgjigjur Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, propozimit të bërë një ditë më parë nga  Guvernatori Ardian Fullani, për ta takuar këtë të fundit në zyrë dhe për t'i marrë atje informacionet që i duhen komisionit në lidhje me vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Braçe u shpreh se nuk e takon Guvernatorin Fullani deri sa ky i fundit të zbatojë ligjin. ?Ka një problem të madh në Bankën e Shqipërisë, raporti me ligjin. Dhe këtu përfshihet edhe aspekti i informimit të Kuvendit. Guvernatori kërkon takim personal me mua. Unë kam vendosur të zbatoj ligjin dhe mos takoj guvernatorin. Takimi nuk do ndodhë deri sa guvernatori të zbatojë ligjin? - u shpreh Braçe.  Sipas tij, ka informacione që mungojnë dhe nuk janë dorëzuar në Kuvend nga guvernatori. Braçe, u shpreh se nga 500 faqe raporte në tre vitet e fundit, guvernatori Fullani ka dorëzuar vetëm 6 faqe me informacion. ?Informacioni që mungon është ai që ka të bëjë me personelin e Bankës së Shqipërisë dhe funksionin e tyre. Ky nuk është konstatimi im, por vjen nga raportet e inspektorit të përgjithshëm që në vitin 2009. Informacioni mungon qëllimisht për të mbrojtur klientelën politike"- deklaroi kreu i Komisionit të Ekonomisë. Brace bëri të ditur se do të dorëzojë në Komision një raport të plotë të posaçëm, më pas do të fillojë puna me seancat dëgjimore. ?Nesër ka Konferencë Kryetarësh. Që ditën e parë do i prezantoj Komisionit të Ekonomisë një axhendë të plotë për mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë. Duhet të fillomë seancat dëgjimore me dy inspektorët e përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Pastaj me dëgjesat publike me secilin anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë

Free Traffic Exchange