Policia “alpinizëm” në Dukagjin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dukagjini mund te konsiderohet nje nga operacionet me te vështira antikanabis, jo vetëm per terrenin e thyer malor por, dhe zonat ku banoret e veriut kane mbjelle lenden narkotike. Prej me shume se nje jave policia është vendosur ne këtë zone te veriut te Shqipërisë, per te asgjësuar kanabisin e mbjelle ne sipërfaqe malesh dhe pyjesh. Vizion Plus ka ndjekur nga afër operacionin e policisë ne komunën Temal. Pas informacioneve te marra nga fotografimet me helikopter dhe ne rruge operative, 145 forca policore nisen drejt zonave te mbjella me kanabis. Pas 1 jave operacion efektivet e policisë, qe herët ne mëngjes, kane udhëtuar me skaf përmes liqenit te Komanit per t?iu ngjitur me pas terrenit malor te fshatit Qerret. Ashtu siç pritej sasia e kanabisit te mbjelle mes maleve dhe shkurreve ishte e madhe. Ne zona te caktuara lartësia e bimës narkotike i kalonte dy metër. Pas kryerjes se veprimeve hetimore nga policet gjyqësore, forcat policore, ato te ndërhyrjes se shpejte dhe Renea bënin prerjen dhe bimës narkotike. E gjithë sasia e shkatërruar grumbullohej ne nje vend për t?u asgjësuar me pas përmes djegies. Tokat e mbjella me kanabis janë shume larg zonave te banuara, gje qe e bën me te vështire identifikimin e kultivuesve. Ndërkohë, policia deklaron se do te vijoje betejën me drogën ne te tjerëR fshatra deri ne pastrimin Dukagjinit nga lënda narkotike.

Free Traffic Exchange