PD: Rama shkel kushtetutën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka shkelur Kushtetutën për të rrëzuar me urgjencë dekretet e Presidentit. Ndërsa sot në Berlin mbahet një Samit shumë i rëndësishëm për rajonin tonë, Edi Rama ka urdhëruar deputetet e tij, të shkelin me arrogancë Kushtetutën e vendit, rregulloren e Kuvendit, me qëllimin e vetëm për të kapur institucionet e pavarura, sistemin e drejtësisë dhe për të vijuar në rrugën e arrogancës, arbitraritetit, autoritarizmit ekstrem dhe oligarkisë. Gjithashtu Halimi theksoi se kryeministri ka urdhëruar qe sesioni I ri parlamentar të mblidhen me 29 gusht dhe pse neni 74 i Kushtetutës parashikon se Kuvendi i zhvillon punimet e sesionit te dytë të hënën e parë të shtatorit. Sipas Kushtetuës dhe Rregullores së Kuvendit, sesioni i ri parlamentar mblidhet javën e parë të shtatorit.Por Komisioni i Ligjeve është urdhëruar të mblidhet më datë 29 gusht me rend dite shqyrtimin e Dekreteve të Presidentit të Republikës për rikthimin e 4 projektligjeve të miratuara gjatë seancës së fundit dhe për ti miratuar sërish ato me të njëjtën përmbajtje që i ka firmosur Edi Rama. Partia Demokratike i bën thirrje mazhorancës që të respektojë nen për nen Kushtetutën dhe rregulloren, pasi cdo moszbatim do të rëndonte krizën politike në vend, do përkeqësonte demokracinë dhe do vinte në rrezik fatet e vendit.

Free Traffic Exchange