http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqata e transportit ndër qytetas akuzon bashkinë e Tiranës se ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar një operator duke i dhënë licencë për transportin e qytetarëve në linjën Tiranë ? Elbasan. Sipas kryetarit të kësaj shoqate, aktualisht ligji për transportin lejon vetëm një firmë që të ofrojë këtë shërbim, ndërkohë që bashkia ka liçensuar një operator të dytë. Shoqëria që ofron shërbimin e transportit ndër qytetas për rrugën Tiranë-Elbasan ka një licencë të dhënë nga Bashkia e Tiranës e cila i jep të drejtë të ushtrojë aktivitetin deri në vitin 2016-të.