PD: Policia merret me reklama - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pas atentatit të rëndë me tritol në qytetin e Vlorës me nje viktime e nje te plagosur, Partia Demokratike ka reaguar duke akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri si përgjegjësit kryesore të kësaj ngjarjeje. Deputeti Helidon Bushati deklaroi se kjo ngjarje riktheu edhe një herë tritolin. Atentati i sotëm tregon se Edi Rama e Saimir Tahiri e kanë zhvendosur policinë në ekran, duke e hequr nga puna e saj e përditshme, nga arsyeja përse kjo strukturë ekziston. Rendi dhe Siguria Publike. Përdorimi i Policisë së Shtetit si sfond për publicitet qeveritar, kthimi i propagandës në prioritet numër një, ka bërë që në realitet, në terren, të gjithë treguesit e rendit dhe sigurisë publike të përkeqësohen. Ndërsa, Lulzim Basha me anë të një postimi në facebook në lidhje me ngjarjen e Vlorës nënvizon: ?Pasiguria ne rritje dhe krimi ne ngjitje janë prodhim i drejtpërdrejte i keq-qeverisjes qe shkatërroi policinë dhe promovon krimin deri ne Kuvend! Kur gishti tregon hënën budallai tregon gishtin!I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama, ndërkohë që ndodhet në konferencën e Berlinit e ka cilësuar këtë të fundit si një ?turp shoqëror?. Ç'turp shoqëror reagimi i PD pas çdo krimi te rende! Asnjë fjale kundër krimit po vetëm politike qorre me krimin si te ishte zedhenese e tij

Free Traffic Exchange