BE-ja e vetmja alternative për ne, rajoni ka “çështje të hapura” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga BE. Apeli është bere nga Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për stacionin televiziv shtetëror ?Feniks? ne Gjermani. Ai beri thirrje edhe per ndërmjetësimin e disa prej çështjeve të hapura ndërmjet vendeve dhe të ndihmës ekonomike. Ndersa duke ju referuar Konferencës për Ballkanin dhe rolit te ri të Gjermanisë në këtë drejtim, Hoxhaj ka thënë se kjo përbën një kapitull të ri në historinë e Ballkanit edhe për faktin që rajoni po kalon një periudhë paqeje, pas një kohe të gjatë. Be-ja dhe vendet anëtare kanë arritur që t?i transformojnë shtetet dhe shoqëritë në rajon dhe të sigurojnë paqe, dhe në të njëjtën kohë ka ende çështje të hapura ndërmjet vendeve të rajonit. Kemi dialogun dhe përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çështjen e emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës dhe ndarjet etnike në Bosnjë. Fatmirësisht, Kosova përbën një lajm të mirë në këtë drejtim dhe dialogu me Serbinë mund të merret edhe si shembull nga dy rastet tjera ,se si duhet të adresuar çështjet e hapura? Sipas Hoxhajt .?Ky rajon nuk është më vend i krizave dhe për vendet tona nuk ka alternativa te tjera përveç Evropës. Kosova dhe vendet e tjera në rajon presin një dinamikë të re dhe drejtim të ri me BE-në.