http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krahas këtyre masave, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në ato raste që do të konstatohen veprime ose mosveprime në kundërshtim me ligjin të punonjësve të institucioneve që ligji i ngarkon me detyra në këtë drejtim, si: Organe të pushtetit vendor, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik, Inspektorati i Policisë Pyjore, Inspektorët e Mjedisit etj., në ngarkim të tyre do të kryhen veprimet procedurale për veprën penale shpërdorim detyre, duke bashkëpunuar dhe me prokurorinë. Pas bërjes publike te numrit pa pagese 129, ku qytetaret mund te sinjalizojnë policinë e shtetit per ndërtimet pa leje, ne 48 oret e numri i denoncimeve ka shkuar ne 64. Policia njofton se kontrollet per ndertimet pa leje do te vazhdojnë ne te gjithe territorin, por kërkohet edhe bashkëpunimi me qytetaret qe te denoncojnë objektet qe jane ndërtuar ne sipërfaqe qe ligji e ndalon. Në sajë të këtyre masave strukturat e Policisë së Shtetit në harkun kohor të 48 orëve në shkallë vendi kanë evidentuar 64 ndërtime pa leje, duke proceduar penalisht 64 persona, nga të cilët 6 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 56 prej tyre janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu në të gjitha rastet që kryhen veprimet procedurale, nga strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet dhe verifikimi i të ardhurave të personave që kryejnë këto ndërtime abuzive, nëse janë produkt i veprimtarisë kriminale, duke konkluduar sipas rastit dhe me hapa të mëtejshëm ligjor.