http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë këtë herë në daljen e tij të përmuajshme për mediat ka ndryshuar sadopak qëndrimin e tij personal lidhur me vjedhjen në bankën e shtetit që drejtohet prej tij. Ardian Fullani tha përpara gazetarëve se përgjegjësia e tij dhe e bordit mbikëqyrës është maksimale, dhe se për këtë arsye Banka e Shqipërisë po risheh të gjitha rregulloret e saj të brendshme. por në fakt në asnjë deklaratë zyrtare të këtij institucioni deri tani nuk pranohet se vjedhja ka ardhur si pasojë e mungesës apo dobësive që kanë rregulloret e nxjerra nga këshilli drejtues. atëherë përse po rishihen rregulloret? Lidhur me deklaratën e deputetit Braçe i cili ka akuzuar Bankën Qendrore se ka refuzuar të raportojë në kuvend për disa pyetje guvernatori tha se përgjigjet e kthyera nga banka ishin të tilla për shkak se vetëm aq informacion lejohet të jepet nga Ndryshe nga tradita e mëparshme që ka ndjekur Banka e Shqipërisë guvernatori këtë herë refuzoi të marrë më shumë se tre pyetje nga gazetarët, ndërsa interesimit të medias se a ka shkuar të raportojë në prokurori i ktheu përgjigjen se ai është personalisht i interesuar që çështja të zbardhet deri në fund. guvernatori pranoi se auditi i shtetit do të kontrollojë edhe njëherë nëse shuma e parave është më e madhe se 713 milion lekë.