Ministria e Arsimit: Maksimumi 2 tekste për çdo lëndë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jo me shume se 4 apo 5 tekste alternative ne arsimin para universitar. Ky eshte vendimi i Ministrisë se Arsimit qe ka nisur kështu reformën per altertekstin. Vitin qe vjen numri i tyre do te reduktohet ne 2, per te mos kaluar ne sistemin e vjetër me 1 alternative qe nxit monopolet mes botuesve. Ne te gjitha shkollat e arsimit para universitar ka nisur prej te hënës shpërndarja e librave. Lista me çmimet e tyre është afishuar ne ambientet e shkollave, ndërkohë qe tekstet do te shpërndahen falas per disa kategori si romet apo jetimet. Zv/ministrja Malaj pohon se numri i teksteve te nxjerra jashtë sistemit ka shkuar ne 130 nga 450 qe ishte totali. Këtë vit edhe shtëpitë botuese nuk kane sjelle vonesa ne shtypjen e teksteve, ndaj nuk ka mungesa ne tituj.

Free Traffic Exchange