Ekspertët: Vjedhja, dështimi i Guvernatorit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse vjedhja e thesarit te shtetit do te kishte ndodhur ne Bankën Qendrore te Amerikës, drejtimi i mëtejshëm këtij institucioni nga guvernatori Alen Grespein do te ishte i vështire, per te mos thënë i pamundur. Kjo është përgjigja qe jep kreu i Dhomës Amerikane te Tregtisë, Mark Crawford, teksa e pyesin se çfarë do te ndodhte nëse ne Amerikë do te vidhej thesari i shtetit. Sipas tij kjo ngjarje ka tronditur besimin e publikut. Ndërsa, për ekspertin e ekonomisë Agim Binaj, guvernatori konsiderohet i dështuar si menaxher jo vetëm per vjedhjen e ndodhur, por drejtimi i tij nuk ka patur efekt ne situatën ekonomike te vendit. Pas publikimit te ngjarjes per vjedhjen e thesarit te shtetit eksperte te fushës, personalitete publik dhe politikane kane kërkuar largimin e guvernatorit. Këtyre zërave i është bashkuar edhe shoqëria civile duke mbledhur firmat e nevojshme per shkarkimin e tij.

Free Traffic Exchange