http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë falënderuar Shqipërinë dhe aleatët e tjerë për angazhimin dhe furnizimin me armë të forcave kurde në Irak, të cilët janë duke luftuar me organizatën radikale ISIS. Në komunikatën e publikuar në faqen zyrtarë të departamentit të mbrojtjes, sekretari Chak Hagel thekson se gjashtë shtete evropiane dhe Kanadaja janë rreshtuar përkrah SHBA-se në luftën ndaj terrorizmit. Dy javë më parë unë urdhërova ngritjen e një grupi të udhëhequr nga SHBA, për të shpejtuar përpjekjet e furnizimit me armë të forcave kurde në veri të Irakut. Përpos mbështetjes nga SHBA dhe qeveria e Irakut në Bagdad, edhe 7 vende të tjera si Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia, Franca dhe Anglia janë përkushtuar në ndihmën për të ofruar armë dhe pajisje të tjera në mënyrë urgjente ndaj forcave turke. Operacionet kanë filluar dhe do të përshpejtohen në vijim, kur edhe vende të tjera pritet të kontribuojnë. Do të doja të falenderoja secilin nga këta aleatë për punën përkrah ushtrisë amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë, vijojnë operacionet ajrore duke shënjestruar bazat organizatës ISIS. Kjo e fundit ka shpallur shtetin islamik të Irakut dhe Sirisë, pasi pushtuan sipërfaqe të mëdha në veri të Irakut.