“Banka, u pengua informimi i Kuvendit”- News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe ka hedhur akuza të rënda lidhur me mënyrën se si ka funksionuar kontrolli i brendshëm në një nga institucionet më të rëndësishme të vendit siç është Banka e Shqipërisë. Sipas deputetit Braçe, ngjarja e rëndë që ndodhi me vjedhjen e 713 milion lekëve po zbulon fakte trondëtise të cilat nxjerrin në konkluzionin se mos veprmi i bankës në rastin e vjedhjes ka qënë i qëllimshëm. Braçe thotë se edhe pse inspektori i përgjithshëm ka tentuar t?i çojë kuvendit disa raporte të cilat nxjerrin probleme thelbësore në mënyrën e funksionimit të bankës qendrore, ato janë ndaluar nga këshilli mbikëqyrës. Ndërsa për ish-deputetin demokrat e komisionit të ekonomisë Selami Xhepa mënyra e funksionimit të mekanizmit të kontrollit në bankë ka dështuar. Për këtë arsye ai thotë se duhet që në mënyrë emergjente parlamenti jo vetëm të ndryshojë ligjin por edhe të forcojë llogaridhënien e institucioneve të pavarura. Sipas Xhepës nuk duhet ri parë vetëm ligji, por, edhe rregulloret e brendshme të bankës. Për këtë duhet të ndiqen praktikat ndërkombëtare dhe duhet të merret asistenca nga Banka Qendrore Europiane.