Raporti i KLSH: Abuzime me shpërblime e dieta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë duket se është vendi ku jo vetëm punonjësit vjedhin thesarin e shtetit, por abuzimet kryhen edhe ne tenderat publik qe zhvillohen ne kete institucion, dieta dhe shpërblime. Duke i'u referuar raportit te auditit te Kontrollit te Larte te Shtetit zhvilluar ne këtë institucion, evidentohet se dokumentet e tenderit si dhe procesverbalet e komisionit te prokurimeve nuk bëhen pjese e dosjes per rrjedhoje nuk gjenden as ne arkiv. Ky fakt ngre dyshime per transparencën dhe mënyrën se si zhvillohen prokurimet ne këtë institucion. Per kete qellim KLSH i kërkon bankës qe te zbatoje rregulloren e saj. ?Sektori i Prokurimeve?, të përmbushë me rigorozitet kërkesat e nenit 53 të rregullores të sipërcituar. Për të bërë të plotë dosjen e prokurimit për çdo objekt prokurimi, duhet të dokumentojë me procesverbal të veçantë, mbledhjet e Komisionit të Prokurimit, duke e përfshirë këtë dokument në listën e dokumenteve të domosdoshme për arkivim. Në rregulloren e Bankës së Shqipërisë të përcaktohen kritere dhe rregulla të qarta për arkivimin e dokumenteve që shoqërojnë zbatimin e kontratës si: procesverbalet, skicat, akt verifikimet, akt-kontrollet dhe dokumente të tjera të përcaktuara në kontratë. Janë keto disa nga sugjerimet qe KLSH ka bere ne adrese te Bankës se Shqipërisë duke evidentuar gjithashtu se vetem dieta e drejtoreve te ketij institucioni krahas me dietën e Presidentit te Republikës. Ndaj rishikimi i nivelit te shpenzimeve duket se do te jete edhe nje nder pikat ku do te përqendrohet rishikimi i ligjit te Bankës se Shqipërisë nga parlamenti.