Bushati: Përgjimet e gjermanëve në kanale diplomatike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Garantoj opinionin publik që ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Gjermaninë si një vend partner strategjik sa i takon ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit europian.  Kjo është një çështje që do të trajtohet në kanale diplomatike?. Kjo ka qenë përgjigjja që ka dhënë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, lidhur me cështjen e përgjimit që i është bërë Shqipërisë nga shërbiet sekrete gjermane. ? Nuk kam çfarë t?i shtoj më shumë deklaratës së kancelares Merkel, se çështjet e sigurisë kombëtare janë çështje që gjejnë adresim në kanalet e duhura diplomatike e zyrtare. Asnjë prej mjeteve që përdor diplomacia në këtë drejtim nuk ka pse të jetë e përjashtuar?- u shpreh më tej Bushati. Ministri i Jashtëm konfirmoi edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd, duke theksuar se ajo do të realizohet në vjeshtën e këtij viti. ?Kemi vullnet për të ecur përpara në marrëdhëniet me Serbinë, për të adresuar cështje që kanë mbetur pezull, sikundër elementë që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, sidomos  të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po kështu do të adresojmë një pjesë të marrëveshjeve që nga pala serbe ende nuk kemi marrë përgjigje?- shpjegoi ministri Bushati.