http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Brendshme që tashmë ka si detyrë dhe luftën kundër ndërtimeve abuzive në vend ka prezantuar mënyrën si është konceptuar kjo faze e re për të vënë nën kontroll territorin e vendit. Saimir Tahiri deklaroi se Policia e Shetit do te kërkoje te administroje te gjitha lejet e ndërtimit te dhëna nga pushteti vendor si dhe do te kontrolloje mënyrën e legalizimit. Sipas ministrit te brendshëm, çdo veprimtari e paligjshme do te procedohet penalisht përfshi këtu edhe porositësin e ndërtimit apo vete ndërtuesin. Sipas ministrit qeveria do ta fitoje betejën me ate qe Tahiri e quajti krim mjedisor, duke përmendur mbi 1 mije ndërtime pa leje qe jane shembur qe nga marrja e mandatit qeverisës se te majtëve.