Elbasan, rikonstruksion rrugëve kryesore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrugën e brendshme të Kalasë së Elbasanit do të rikonstruktohen falë një projekti të financuar nga Komisioni Europian. Ky projekt është i fokusuar tek rivitalizimi i disa prej rrugicave te kalasë. Investimi i pare prej 500 milion lekësh ishte ne rrugën ?Egnatia? qe kalon përmes kalasë, ndërsa investimi i dyte është akoma dhe me i madh sepse, prek tre rruge kryesore te kalasë, nder me te vizituarat nga turistet. Ne këto rrugica janë dy kultet fetare 500-vjeçare, si xhamia mbret dhe kisha Shën Mëria. Bashkia e Elbasanit, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Komisionit Europian, dhe grupe interesit kane paraqitur projektin. Ky investim ishte pare si domosdoshmëri prej shume kohesh, per shkak te dëmtimeve te shumta qe kane pësuar me kalimin e kohës. Duke qenë se Kalaja e Elbasanit është "zonë e mbrojtur e kategorisë së parë" është treguar kujdes që të ruhet autenticiteti i saj.

Free Traffic Exchange