“DOKUFEST” edicioni i 13-të, Rama ndan “filmin më të mirë kombëtar” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për 9 dite Prizreni ka qene ne faqet e mediave me prestigjioze botërore dhe arsyeja është ?Doku Fest?. Edicioni i 13-te i festivalit te filmit ka ulur siparin mbrëmjen e te dielës, e këtë vit per here te pare aktiviteti erdhi si bashkëpunim mes Kosovës e Shqipërisë ne aspektin e kalendarit te përbashkët kulturor. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te jete ne Prizren bashke me kryeministrin ne detyre Hashim Thaçi, ne mbrëmjen finale te ?DokuFest?, njësoj siç bene nje vit me pare, kur Rama ende nuk kishte nisur punën zyrtarisht ne krye te qeverise se re. Duke e konsideruar festivalin si nder me te rëndësishmit ne rajon, Rama mbështeti edhe apelin e organizatoreve te Prizrenit, per ruajtjen e godineS se kinemasë ku zhvillohet ?Dokufest?. Ne këtë finale u ndanë 14 çmime, mes te cilëve edhe Best National Film, pra Filmi me i Mire Kombëtar i cili u fitua nga Bekim Guri, trofe qe iu dha te riut nga kryeministri Rama. Ne festivalin ndërkombëtar kete vit morën pjese 56 shtete dhe u shfaqen 237 filma, ndërsa, gjate ditëve te eventit nga 16 deri ne 24 gusht kinematë u vizituan nga 13 mije njerëz.

Free Traffic Exchange