Shkrihet INUK, Rama: Policia do luftojë kriminalitetin mjedisor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ispektoriati Ndërtimor Urbanistik pas 30 ditësh nuk do të egzistojë si strukturë e mirëfilltë, por do të kalojë në varësi të inistrisë së Punëve të Brendshme. Njoftimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të zhvilluar me drejtues të policisë. ?Ky ndryshim është i domosdoshëm pasi krimi mjedisor është përgjegjësi e policisë?- është shprehur Rama. Sipas tij,  ka ende persona që vazhdojnë të ndërtojnë pa leje me pretendimin se janë në proces legalizimi. ?Qeveria do të legalizojë vetëm objektin që përfshihet në dokumentacionin e dorëzuar për legalizim dhe jo ndërtimet e reja, që bëhen në terren pas dorëzimit të këtyre dokumenteve?- bëri të qartë kreu i qeverisë. Rama theksoi se gjatë qeverisjes së deritanishme, janë prishur një mijë objekte pa leje në të gjithë vendin. ?Ne kemi ardhur në qeverisje për një vizion të qartë, për një qasje të re ndaj zhvillimit, për një model të ri të administrimit të territorit. Sot është dita të hapim një faqe të re, në një kapitull të ri lufte me krimin ndaj mjedisit. Deri tani arrijmë deri në 1 mijë objekte të paligjshme që janë goditur. Por është një numër aq mbresëlënës, dhe jo aq domethënës?- vijoi më tej kryeministri. Duke shpjeguar edhe kalimin e kompetencës brenda Ministrisë së Brendëshme, Rama u shpreh se do të jetë Policia e Shtetit, që do të mbikqyrë të gjitha rastet që lidhen me krimin mjedisor.