http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kancelaria gjermane Angela Merkel jo vetëm qe nuk mohon përgjimet ndaj Turqisë dhe Shqipërisë por, thekson se nje gje e tille ka qene dhe do te jete e nevojshme per te garantuar sigurinë e Gjermanisë. Ne intervisten e madhe tradicionale te verës per televizionin publik ARD kancelaria ka qene e prere kur është pyetur nga gazetaret. ?Ju keni thëne se spiunimi mes miqsh nuk duhet te ndodhe ndërkohë, qe tani behet e ditur se BND shërbimi sekret ka përgjuar apo ka vëzhguar vende partnere te NATO-s fillimisht Turqinë dhe tani Shqipërinë. Si mund te funksionojnë këto dy gjera se bashku?- shprehet nje gazetar. ?Ju duhet qe fillimisht te kuptoni se une nuk mund te jap këtu detaje te punës se shërbimeve sekrete. Se dyti, shprehja ime se spiunimi mes miqsh nuk duhet te ekzistoje është thene ne kontekstin e aktiviteteve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes .Ky kontekst eshte i rendesishem. Nga ana tjeter BND sherbimi yne sekret jane te detyruara qe te sigurojnë nga jashte se ne arrijmë te marrim te gjitha informacionet e duhura ne lidhje me sigurinë tone. Edhe brenda i bie barra shërbimit tjeter te zbulimit te brendshëm. Dhe une besoj se pikërisht tani teksa kërcënimet jane ne rritje gjithkush e ka te qarte se do te kemi nevoje ende dhe do te vazhdojmë me punen qe bejne shërbimet sekrete. Kancelaria gjermane ka folur per me shume se 20 minuta mbi aktualitetin politike ne gjermani dhe ne bote.