http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
INUK vazhdon me aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Ne rrugën e Elbasanit ku rezultojnë 20 objekte pa leje, ky është objekti i 7 qe prishet nga INUK. Prishja e ndërtimeve pa leje ka shkaktuar këtë radhe edhe përplasje midis banoreve dhe INUK. INUK sqaron se ne te gjithë këtë aks ku do te kaloje rruga dytësore , objektet do te prishen, banoret kane disa dite ne dispozicion per te marre masa. Pjese e aksionit te INUK ka qene edhe skuadra Shqiponja. Një tjetër banese e cila e shpronësuar nga shteti, është prishur ne kalimin e Saukut. Shembjet ne këtë zone po bëhen për te ndërtuar nje rruge dytësore nga Fakulteti i Gjuhëve te Huaja, e deri tek Pallati Brigadave.