Partia Demokratike pritet të ankimojë KKT-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i i këshillit te Rregullimit te Territorit, i cili bllokoi lejet e ndërtimit nga vendoret per nje vit duket se do te përfundoje ne Gjykatën Kushtetuese. Do te jete Partia Demokratike ajo e cila parashikohet se do te ankimoje këtë vendim për demokratet ndalimi i dhënies e lejeve e ndërtimit është antikushtetues pasi ndërhynë ne kompetencat e vendoreve. Kjo nisem pritet te konkretizohet ne muajin shtator ndërsa, aktualisht ekspertet ligjore janë duke përgatitur dosjen. Sinjalin e pare te kundërshtimit te këtij vendimi e dha ish-kryeministri, Sali Berisha ne rrjetin e tij social facebook, sipas te cilit ai bie ndesh me kartën e autonomisë vendore. Por fjalën e fundit do t?a japë kushtetuesja. Pak dite me pare ne mbledhjen radhës se Këshillit Kombëtar te Territorit kryeministri Rama vendosi qe deri pas zgjedhjeve vendore te 2015, pushteti lokal te mos jape leje ndërtimi. Këtë vendim Rama e argumentoi me faktin se ne vitin e fundit elektoral te zgjedhurit ne krye te bashkive dhe komunave abuzoje me lejet e ndërtimit, duke i sjelle nje dem te madhe territorit.