Veliaj në shkollën profesionale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse deri sot dëshira e prindërve ishte t?i jepnin fëmijëve një shkollë të lartë, me mendimin se është më e lehtë të gjesh punë, ministri Veliaj u ka bërë thirrje që të hedhin sytë edhe nga arsimi profesional. Gjatë turit promovues neper shkollat profesionale në Shqipëri, këtë herë nga Vlora. Veliaj ka theksuar edhe njëherë se arsimi profesional, është një arsim që ofron punësim të sigurt. Të rinjve nga Vlora, Veliaj u bëri thirrje që ta shihnin shkollën e mesme industriale ?Pavarësia? si një mundësi të mirë shkollimi në degët që ajo ofron për studentët e saj. për vite me radhë qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës kanë theksuar nevojën e forcimit të shkollave profesionale, por vëmendja reale ndaj tyre duket se ka qenë inekzistente.