Braçe: Kërkuam informacion, asnjë përgjigje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka e Shqipërisë ka refuzuar t?i japë informacion te mëtejshëm Komisionit te Ekonomisë, lidhur me ngjarjen e vjedhjes se parave ne thesarin e shtetit. Nje jave me pare kryetari i komisionit te ekonomisë Erjon Braçe i ka dërguar nje letër Bankes Qendrore ku i kërkon informacion lidhur me situatën e shpenzimeve, emërimet ne kete institucion, klientelizmin apo nepotizmin. Por, Banka e Shqipërisë nuk ka kthyer asnjë pergjigje lidhur me këtë kërkese. Këtë fakt e denoncon kreu i komisioni Erjon Braçe ne rrjetin e tij Facebook. Sipas tij ky është nje faj i rende qe po bën guvernatori pasi, komisioni i ekonomise eshte përgjegjës per aktivitetin e Bankës Qendrore. Per zotin Brace keto informacione do te ishin te vlefshme per plotësimin e nje dosje qe do te kete perpara çdo deputet, per t?i paraprirë seancave dëgjimore me gurvarnatorin si dhe antaret e Keshillit Mbikëqyrës me fillimin e sesionit te ri parlamentar. Por, pas kesaj situate mbetet për t?u pare se cili do te jete qëndrimi i mëtejshëm i Komisionit te Ekonomisë.

Free Traffic Exchange